Prishtina sot ka shënuar një fitore të madhe duke e siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës pasi eliminoi Dritën me rezultat 1:0, shkruan Demokracia.com.
Sfidën në këtë ndeshje e vendosi kapiteni Lorik Boshnjaku që shënoi një supergol.
Ai pas takimit ka folur për faqen zyrtare të klubit ku ka treguar për emocionet që i dha ai gol kualifikues, duke premtuar një vazhdimësi.
“E kemi ditur që do të jetë vështirë dhe që nuk do të mundemi të përsërisim ndeshjen e Antalias, por prapë arritëm t’i mposhtim duke mos u dorëzuar për asnjë moment dhe duke na shpërblyer Zoti mundin si me golin tim, po ashtu edhe me fitoren dhe kalimin në çerekfinale”, ka thënë Boshnjaku duke shtuar:.
“Dua t’i përgëzojë të gjithë bashkëlojtarët për karakterin e treguar, sepse me të vërtetë dhamë maksimumin. Ky ishte imperativi, kalimi i raundit dhe tani përqendrohemi në kampionat duke shpresuar të nisim edhe atë garë suksesshëm siç e nisëm sot për Kupë.
Jemi në një seri fantastike ku prej 12 ndeshjeve kemi barazuar vetëm tre herë dhe kemi fituar 9 prej tyre dhe krejt çfarë më mbetët të uroj është të vazhdojmë kështu siç i ka hije Prishtinës”, ka përfunduar Lorik Boshnjaku. /Demokracia.com