Sport
Shënoi golin e tri pikëve ndaj Hellas Veronas – Kristjan Asllani shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes
Demokracia
23:19 | 03 Maj 2025

Share:

Interi mori një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull në Serie A duke mposhtur Hellas Veronan me rezultat 1-0. 

Kjo ndeshja e cila i përkiste xhiros së 35-të në elitën e futbollit italian, u vendos nga një gol i shënuar nga Kristjan Asllani. 

Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e nëntë, duke shënuar për 1-0 që në fund doli të ishte goli i fitores. 

Për golin dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, ylli shqiptar u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 8.0.

23-vjeçari pati gjithashtu 75 pasime të kompletuara me një saktësi prej 93 për qind. 

Ndër të tjerash ai pati një pasim kyç, nëntë topa të gjatë të kompletuar si dhe një shans të madh për gol të krijuar. 

Për ta kompletuar sfidën ai u përkujdes që të fitonte të gjitha duelet (4) në të cilat ishte i përfshirë me lojtarët kundërshtarë. 

Për Asllanin kjo ishte paraqitja e tij e 20-të këtë sezon për Interin dhe e teta nga minuta e parë. 

Ky ishte goli i parë për të këtë edicion në Serie A teksa ka edhe dy asistime.

Të ngjashme