Sport
Shënoi gol maestral dhe ndihmoi Gjilanin në derbi, Progni zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë
Demokracia
16:10 | 27 Shtator 2021

Share:

Sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Progni kontribuoi me gol në fitoren 0-2 të Gjilanit në derbin lokal kundër Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

34-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 66-të me një goditje të saktë mjeshtërore nga gjuajtja e lirë. Përveç golit, Progni ndihmoi skuadrën drejt fitores.

Çmimi “Ylli i Javës” po ndahet nga sponsori i Superligës së Kosovës, Banka Kombëtare Tregtare.

Triumfi i Gjilanit ndaj Dritës ishte vetëm fitorja e dytë e “kuqebardhëve” këtë edicion. /Demokracia.com

Të ngjashme