Lajme
Shënohet rënie e lehtë e skemës së ndihmave sociale
Demokracia
10:51 | 05 Janar 2023

Share:

23 mijë e 100 familje me 91 mijë e 263 anëtarë kanë përfituar ndihma sociale nga shteti gjatë muajit nëntor të vitit 2022 bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), raporton Demokracia.com.

Ndërsa, nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar kanë përfituar 2 mijë e 922 familje.

Në muajin nëntor të këtij viti, gjithnjë sipas të dhënave të ASK-së, vërehet një rënie e vogël e përfituesve të ndihmave sociale. Në muajin tetor të këtij viti 24 mijë e 169 familje kanë përfituar ndihma sociale, ndërsa në muajin nëntor 23 mijë e 100 familje kanë përfituar ndihma sociale, shkruan Demokracia.com.

Qyteti me më së shumti familje që përfitojnë ndihma sociale vazhdon të mbetet Mitrovica me 2 mijë e 157 familje apo me 8 mijë e 801 anëtarë.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: “nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 578 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 240 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 802 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 284 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 074 përfitues”.

“Nga skema për pensionet familjare janë 3 252 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 516 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 849 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 758 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 276 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 693 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues”, thuhet në raportin e ASK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme