Sport
Shënohet goli i dytë në Gjilan, Drita në rrugë drejt fitores kundër Dukagjinit
Demokracia
14:26 | 29 Nëntor 2021

Share:

Drita e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Dukagjinit, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbnor Muja e ka regjistruar edhe golin e dytë në këtë përballje, duke treguar se është në ditën e tij, raporton Demokracia.com.

Sulmuesi mitrovicas golin e dytë për “bardhekaltrit” e ka realizuar në minutën e 61-të.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe i takon javës së 16-të të Superligës.

Ky ballafaqim është i fundit i kësaj xhiroje në elitën e futbollit kosovar. /Demokracia.com

Të ngjashme