Lajme
Shënohet Dita Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, këshilli shpalos raportin vjetor të punës për vitin 2022
Demokracia
18:16 | 23 Qershor 2023

Share:

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil çështje këto të evidentuara në Raportin vjetor të punës për vitit 2022, kështu duke e shënuar edhe Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

Kryetari i Këshillit, Jeton Koca, në fjalën hyrëse uroi gjithë nëpunësit civil me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, duke shpreh falënderimin dhe respektin e tij të sinqertë për angazhimin dhe kontributin e tyre dhe inkurajoj të gjithë nëpunësit civil që të vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm së shërbyeri.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës është kategori kushtetuese dhe segment themeltar i administratës publike, i cili ka rol kyç në hartimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të politikave dhe proceseve shtet ndërtuese dhe të integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se është publikuar Raporti Vjetor për Vitin 2022, ku u shpalosën aktivitetet, sfidat dhe të gjeturat në Shërbimin Civil si dhe rekomandimet e dhëna për Institucionet e Administratës Publike në Kosovë.

“Pas prezantimit të aktiviteteve dhe të gjeturave në shërbimin civil, panelistët dhe të ftuarit e tjerë vlerësuan lartë punën e përmbledhur në Raportin e prezantuar për vitin 2022, duke theksuar po ashtu mjaft të rëndësishëm rolin e Këshillit në mbikëqyrjen e respektimit të rregullave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kryetari i Këshillit vlerësoi lartë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar gjatë periudhës raportuese, me zotimin e të dyja palëve për vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushat e lartcekura me qëllim të reformimit të administratës shtetërore në Kosovë.

Të ngjashme