Lajme
Shënjestra e celulës terroriste në Shqipëri| Zbardhen SMS-të e anëtarëve, takoheshin në hotele të njohura: Plane për sulm
Demokracia
12:08 | 16 Korrik 2022

Share:

Shënjestra e celulës terroriste që po planifikonte një sulm ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në zonën e Manzës, në Shqipëri ishte numri dy i MEK, shtetasi Mehdi Abrishamshi.

Sipas dosjes hetimore rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion.

“SPAK po kryen hetime prej katër vitesh për një celulë, që po planifikonte sulm ndaj MEK në Shqipëri. Më 2019 godit një celulë terroriste. News24 ka zbuluar dosjen e plotë hetimore, ku rezulton se celula terroriste me shumë gjasë do të kishte në shënjestër numrin 2 të MEK, Mehdi Abrishamshi. Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se ai ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë, ku dyshohet se ai mund të ishte në shënjestër të celulës. Rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion. Sipas të dhënave të hetimit, rezulton se anëtarët e celulës bënin vëzhgime të anëtarëve të MEK në Shqipëri”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Pas një hetimi të nisur prej ditësh nga SPAK për një grup iranianësh, të cilët kanë dalë nga qendra në të cilën kanë qenë të strehuar, 5 persona mësohet se janë shoqëruar për disa orë në Policinë e Tiranës. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me të qenurit pjesë e një celule terroriste që dyshohet se po përgatisnin sulme kundër anëtarëve të MEK.

Edhe pse Policia nuk ka bërë me dije shkaqet e shoqërimit të tyre iranianët që kanë dhënë dëshmitë e tyre në Drejtorinë e Antiterrorit pranë kësaj drejtorie janë nën hetim për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në një celulë terroriste, ndërkohë që ka dyshime që ata janë edhe të përfshirë në spiunazh. Pas dëshmisë ata janë lënë të lirë. Ndërkohë që bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në objektet e 9 personave si pjesë e kësaj ‘celule’ të dyshimtë, shkruan Express.

SMS-të e e anëtarëve të celulës terroriste që takoheshin në hotele të njohura në Tiranë

Në dosje zbulohen edhe mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të celulës.

Sipas të dhënave të Antiterrorit dhe SPAK, ish-anëtarë të MEK dhe anëtarë të celulës terroriste, të cilët bashkëpunonin për kryerjen e sulmit, janë dërguar në Shqipëri për të planifikuar sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK. Në dosje thuhet se disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Referuar të dhënave të dosjes, rezulton se takimet e tyre kryheshin në dy hotele të njohura në Tiranë.

Një ndër mesazhet e shkëmbyera mes tyre është:
“Kam dy ditë në Tiranë, do ta kryejmë punën e djalit të Hajit Pejman. Ne do lëvizim në drejtimin që na keni thënë ju. Po presim lajme prej teje vëlla. Jemi 4 veta që kemi ardhur këtu me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në hotel. Unë dhe shoku im jemi në hotelin tjetër”.

Të ngjashme