Lifestyle
Shenjat në sytë tuaj që mund të tregojnë se vuani nga diabeti
Demokracia
08:33 | 29 Mars 2022

Share:

Sytë mund t’ju tregojnë shumë për shëndetin tuaj.

Ata mund të tregojnë shenja paralajmëruese për shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë edhe diabetin.

Diabeti është një gjendje e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës ose sheqerit në gjak.

Tek njerëzit e diagnostikuar me diabet, pankreasi i tyre nuk prodhon mjaftueshëm insulinë e cila është një hormon i prodhuar zakonisht nga pankreasi dhe lejon glukozën të hyjë në qelizat në trup, ku përdoret për energji.

Ka disa shenja në sy që mund të tregojnë se keni diabet, ku shumica e tyre kanë të bëjnë me problemet me retinën, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Nëse retina juaj, grupi i qelizave që marrin dritën dhe e kthejnë atë në imazhe dëmtohet, mund të shkaktojë retinopati diabetike.

Ajo lidhet me nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe nëse nuk trajtohet herët mund të shkaktojë verbëri.

Njerëzit me diabet të tipit 1 rrallë e zhvillojnë atë para pubertetit dhe tek të rriturit është e rrallë nëse nuk keni diabet të tipit 1 për pesë vjet.

Njerëzit që zhvillojnë diabetin e tipit 2 mund të kenë shenja të problemeve të syve që nuk e kishin kuptuar se ishin të lidhura me gjendjen, përpara se të diagnostikoheshin.

Të ngjashme