Lifestyle
Shenjat më besnike të horoskopit
Demokracia
17:47 | 19 Korrik 2021

Share:

Në astrologji, pozicioni i Marsit dhe Venusit në tabelën astrologjike ndihmon të kuptojmë se si sillemi në marrëdhëniet tona. Ekzistojnë tre shenja që konsiderohen më pak të prekshme nga pabesia.

Demi

Kur bëhet fjalë për marrëdhënien, gjërat e thjeshta janë më të rëndësishme për Demin. Ai është shumë sensual, mund të qëndrojë në një lidhje për një kohë të gjatë. Është besnik ndaj miqësive ndërsa përdor gjuhën e trupit për të shprehur dashurinë e tij.

Gaforrja

Kërkon siguri dhe mbrojtje që të ndihet mirë në një marrëdhënie. Është shumë e lidhur dhe mund ta lërë veten mënjanë për t’ju falenderuar. Në të njëjtën mënyrë, sakrifikon për miqtë e ngushtë pasi ndihet mirë kur i shikon të lumtur.

Peshorja

I pëlqen të ketë ekuilibër ne jetën e saj. E di se çfarë i pëlqen dhe nuk i harron kurrë ditëlindjet, përvjetorët dhe datat e rëndësishme. Miqtë zënë një vend të rëndësishëm tek Peshorja. Sigurisht, pret të njëjtin respekt prej tyre.

Të ngjashme