Lajme
Shëndeti i Navalnyt po përkeqësohet
Demokracia
08:09 | 25 Mars 2021

Share:

Bashkëpunëtorët e Aleksei Navalnyt kanë dhënë alarmin e thonë se shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm.

Ata druhen se jeta e kritikut të Kremlinit është sërish në rrezik.

Vendndodhja e liderit opozitar është “e panjohur” e madje as avokatët e tij nuk janë lejuar ta takonin në 24 mars, pavarësisht se kjo ishte planifikuar përpara.

“Jemi të shqetësuar për përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore”, shkroi Maria Pevchikh, shefja e hetimeve në Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalnyt. Ai vetë e pohoi përpara disa ditësh se po e dërgonin në një burg në qytetin Pokrov, të cilin më shumë e përshkruan si “një kamp përqendrimi”.

Burgu IK-2 është një nga institucionet më famëkeqe të Rusisë me një regjim shumë të rreptë.

“Ne druhemi se Navalny është transferuar ndoshta në spitalin e burgut dhe administrata po përpiqet ta fshehë këtë. Kemi frikë për jetën e tij dhe kërkojmë qasje të menjëhershme për avokatët”, tha Pevchikh.

Të ngjashme