Lajme
Shëndetësia në Kosovë po vazhdon të ‘sëmurët’| Edhe një mjek largohet drejt Gjermanisë
Demokracia
22:45 | 06 Maj 2022

Share:

Ikja e mjekëve tashmë është bërë fenomen në Kosovë. Vetëm dy muajt e parë të këtij viti, janë larguar 45 mjekë.

Pakënaqësitë si rezultat i kushteve të rënda të punës i ka shprehur edhe mjeku Flamur Llabjani nga Ferizaj, i cili ka njoftuar se do ta lë Kosovën për ta vazhduar karrierën në Gjermani.

Sipas tij, gjendja e shëndetësisë në Kosovë është e rëndë.

“Largimi nga vendlindja asnjëherë nuk ishte në mendjen time, aq më pak për një mjek që bën 25 vite shkollim, ka misionin e tij fisnik dhe pranoi betimin e Hipokratit. Por, duke u ballafaquar me gjendjen e shëndetësisë sonë, e cila çdo ditë e me shumë vetëm sa po “sëmuret” dhe ku një mjek specialist pas gjithë atyre viteve mundi dhe sakrifice, gjithmonë jashtë shtëpisë dhe larg familjarëve më të dashur, duhet të pres me vite të tëra për një vend pune dhe kushte të cilat lënë shumë për të dëshiruar. E kjo besoj që nuk është larg mendsh që shumica dëshirojnë të largohen”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024