Anëtari i AAK-së Shemsedin Dreshaj e ka falënderuar bashkëpartiakun e tij Daut Haradinajn pasi ky i fundit ia lëshoi vendin për pozitën e deputetit.
Dje, Daut Haradinaj, ka thënë se po ia liron vendin e deputetit Shemsedin Dreshajt, duke mos treguar arsyen se pse hoqi dorë nga kjo pozitë, përcjell Demokracia.com.
Ndërsa, sot Dreshaj përmes një statusi në Facebook tha se është nder që të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së.
“Të nderuar qytetarë, u jam mirënjohës për mesazhet e pafundme të urimeve. Mirënjohje për mikun tim, Daut Haradinaj dhe gatishmërinë e tij që Aleancës dhe votuesve të saj të ju gjendet gjithmonë kur e kërkon koha, si në Parlament e edhe nga afër. Nderi i posaçëm që të jem pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, është obligim për mua që gjithë përvojën dhe dijen time ta kthej në shërbim për qytetarët.”, shkruan Shemsedin Dreshaj në Facebook.