Tenistja ruse Daria Kasatkina mundi ukrainasen Angelina Kalinin me 2:1 (5: 7, 6: 3, 6: 1) në turneun e Berlinit në tenis dhe vetë ndeshja dha një shembull të jashtëzakonshëm në kohën kur Rusia po e vazhdon agresionin ushtarak në Ukrainë për më shumë se 100 ditë.
Gjegjësisht, gjatë ndeshjes, Kalinin u rrëzua dhe e ktheu kyçin e këmbës dhe ruseja, pa pritur e ndihmoi atë duke vrapuar drejt pankinës, mori një qese me akull dhe iu afrua rivales për ta ndihmuar.
Lending a helping hand ?@DKasatkina quick to respond after Kalinina goes over on her ankle ❤️?#bett1open pic.twitter.com/dU68qGEN1W
— wta (@WTA) June 13, 2022
Shumë nga ata që morën anën e tyre në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës sigurisht që do të kundërshtonin këtë lëvizje, por ajo dha një shembull të madh.
Kjo lëvizje sigurisht që duhet respektuar në kaosin e përgjithshëm që ka lindur mes dy vendeve./Demokracia.com/