Sport
Shembullin e Dritës e ndjek edhe Llapi, konferencë për media para ndeshjeve
Demokracia
13:14 | 18 Shkurt 2022

Share:

Klubet kosovare të futbollit dita e ditës po vazhdojnë të përmisohen në aspektin profesional. Janë bërë dy klube të Superligës së Kosovës në futboll që mbajnë konferencë për media para ndeshjeve të tyre.

Ndonëse, kjo ‘traditë’ praktikohet shumë kohë më parë në futbollin evropian, ajo tashmë ka gjetur vend edhe në futbollin e Kosovës, raporton Demokracia.com.

Drita, nënkampionia e Kosovës në futboll vazhdimisht që nga edicioni i kaluar organizon konferencë për media përpara secilës përballje.

Në të gjitha rastet i pranishëm para gazetarëve për deklaratë dhe përgjigjje rreth pyetjeve që kanë ata është trajneri, Ardian Nuhiu.

Krahas Nuhiut, bashkë me të në konferencë shfaqet edhe nga një lojtar i skuadrës gjilanase.

E shembullin e klubit gjilanas tashmë ka filluar ta ndjek edhe fituesi i Kupës së Kosovës edicionin e fundit, Llapi.

Llapjanët pas rinovimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” tashmë në ambientet e tij do të mbajë edhe konferencë për media.

“Bardhekaltrit” ia bën “sefte” sot (e premte), një ditë para ndeshjes derbi me Dritën, në kuadër të javës së 20-të kampionale.

I pranishëm në konferencë është kryetrajneri, Tahir Batatina, futbollisti, Benjamin Emini dhe zëdhënësi i klubit, Petrit Miftari./Demokracia.com/

Të ngjashme