Sport
Shembet tarraca e ndërtesës, tifozët e klubit shqiptar bien nga lartësia
Demokracia
20:45 | 07 Mars 2021

Share:

Një moment paniku u regjistrua në qytetin e Sarandës.

Një grumbull tifozët kishin hipur mbi çatinë e një ndërtese, për të ndjekur ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Butrintit dhe Labërisë që përfundoi me rezultatin 2-0.

Teksa po luhej pjesa e parë, nga numri i madh i tifozëve, tarraca e ndërtesës është shembur, teksa tifozët janë rrëzuar në tokë, nga një lartësi e konsiderueshme.

Për fat të mirë, ka pasur vetëm lëndime të lehta, dhe nuk bëhet fjalë për jetë në rrezik. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:

 

Të ngjashme