Të paktën dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në Holandën lindore të mërkurën kur një pjesë e një ure në ndërtim u shemb, thanë autoritetet lokale.
“Një aksident pune ka ndodhur gjatë ndërtimit të një ure. Fatkeqësisht, dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën ”, tha shërbimi i shpëtimit në platformën X.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit që ndodhi në një kanal në Lochem.
Pamjet e publikuara nga mediat holandeze treguan helikopterë që fluturonin mbi vendngjarje dhe ambulanca që mbërrinin në zonë.