Lajme
Shembet një urë në Gjakovë, të prekura nga vërshimet edhe disa fshatra
Demokracia
13:17 | 11 Janar 2021

Share:

Një urë tjetër është rrënuar në rrugën “Mit’hat Frashëri” në Gjakovë, ndërkaq disa lokacionet anë pësuar dëme materiale si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut e borës.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini së bashku me drejtorin e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj kanë vizituar lokacionet më të prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.

“Zonat me problematikë më të theksuar janë urat si ajo në një rrugën Mit’hat Frashëri në të cilën vetëm ka filluar rrënimi i urës dhe parashihet ndërtimi i urës së re më të lartë dhe më të zgjeruar. Lokacione tjera që u vizituan janë: Duzhnje, Ujz, Rogovë, Rr. “Bujar Roka”, Brekoc. Ekipet e Zjarrfikësve dhe operatorëve janë duke intervenuar në çdo vendbanim ku janë paraqitur probleme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme