Lajme
Shell sqarohet për naftën e blerë nga Rusia, për të cilën ministri Kuleba tha se mban “erë gjaku ukrainas”
Demokracia
23:09 | 05 Mars 2022

Share:

Shell Oil, kompania më e madhe e naftës në Evropë, tha se do të dhuronte të ardhurat nga blerja e fundit e naftës bruto ruse për një fond të krijuar për të ndihmuar refugjatët ukrainas pas kritikave nga ministri i jashtëm i Ukrainës, transmeton Demokracia.com.

“Ne do ta japim fitimin nga sasia e kufizuar e naftës ruse që duhet të blejmë në një fond të dedikuar”, tha kompania në një deklaratë. “Ne do të punojmë në ditët dhe javët në vijim për të përcaktuar se ku do të përdoren më mirë këto para për të zbutur pasojat e tmerrshme me të cilat përballet populli ukrainas”, theksoi kompania Shell.

Shell Oil e bleu naftën me një zbritje të konsiderueshme, duke thënë se duhej ta blinte atë për të përmbushur porositë përpara pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba, kritikoi sot vendimin e Shell, duke thënë se “nafta mban erë gjaku ukrainas”.

“Unë u bëj thirrje të gjithë njerëzve të ndërgjegjshëm në mbarë botën që të kërkojnë që kompanitë shumëkombëshe të ndërpresin të gjitha lidhjet e biznesit me Rusinë,” tha ai.

Shell vepron edhe në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025