Auto&Tech
Sheiku ndërton Hummer-in më të madh në botë, është 14 metra i gjatë
Demokracia
11:26 | 07 Prill 2022

Share:

Një sheik që mban rekord për koleksionin më të madh të makinave 4×4 ka ndërtuar tani Hummer-in më të madh në planet. Automjeti gjigant është 14 metra i gjatë, 6 metra i gjerë dhe 6.6 metra i lartë. Automjeti do të funksionojë me katër motorë me naftë.

Mjeti ka një tualet me lavaman dhe një hapësirë ​​për mysafirë me një pamje 360 ​​gradë të shtrirë në dy kate.

I quajtur Hummer H1 X3, makina është porositur nga sheiku Hamad Bin Hamdan Al Nahyan – i njohur gjithashtu si Rainboë Sheikh.

Ai është anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Automjeti do të zërë vend në muzeun historik Sharjah Off Road në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sheiku mban rekordin botëror Guinness për koleksionin më të madh të automjeteve 4×4, me 718 modele.

Të ngjashme