Lajme
Shehu: Bashkëpunim reciprok me shtetin zviceran për junikasit
Demokracia
19:10 | 02 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka marrë pjesë në në organizimin për nder të Ditës së Pavarësisë të shtetit Zvicran.

Përmes një statusi në Facebook, kryetari Shehu, ka bërë të ditur se kjo ftes iu është bërë nga Ambasadori i Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.

Gjithashtu në këtë takim ka diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit reciprok të junikasve që jetojnë në shtetin e Zvicrës.

Ky është postim i tij pa ndërhyrje:

Të dashur junikas, Dje me datë 1 gusht 2022, me ftesë të Ambasadorit të Zvicrës në Republikën e Kosovës, Shkëlqesisë së Tij Thomas Kolly, kam marrë pjesë në organizimin për nder të Ditës së Pavarësisë të shtetit Zvicran. Me këtë rast kam uruar Sh.T. Thomas Kolly për ngjarjen festive si dhe kam njoftuar ambasadorin lidhur me mundësitë e bashkëpunimit reciprok duke marrë parasysh numrin e konsiderueshëm të junikasve që jetojnë në shtetin e Zvicrës. Në vigjilet e ngjarjes festive, kam pasur nderin të zhvilloj takime të rastit edhe me Ambasadorin e SHBA në Kosovës, Shkëlqesinë e Tij Jeffrey M. Hovenier, pastaj me deputetë të Parlamentit, Kryetar të Komunave si dhe figura tjera të rëndësishme të shtetit. ?? Danke Schweiz!R.Sh.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024