Lajme
Sheholli: Shqiptarëve mbi 30-vjeq të Medvegjës po u dërgohen ftesa për kryerjen e shërbimit ushtarak në Serbi
Demokracia
11:27 | 06 Qershor 2023

Share:

Zyra e Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në Beograd ka raportuar sot që shqiptarëve të Medvegjës që janë mbi 30-vjeq e që nuk kanë kryer obligimin ushtarak t’iu dërgohen ftesa që të lajmohen për kryerjen e shërbimit ushtarak në Serbi.

Sipas drejtorit ekzekutiv të IAMN Fatmir Shehollit këto ftesa kanë për qëllim që shqiptarëve të Luginës së Preshevës e që jetojnë në Kosovë tu merret nënshtetësia e Serbisë pasi që është paradoksale tu dërgohen ftesa për kryerjen e obligimit ushtarak pas moshës 30-vjeçare.

IAMN shprehë shqetësimin e madh për inicimin e kësaj iniciative nga shteti serbë që ka për qëllim të vetëm frikësimin dhe asimilimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Të ngjashme