Lajme
Shefqet Krasniqi i reagon Kurtit: Përmbushi premtimet e dhëna në zgjedhje
Demokracia
16:28 | 12 Gusht 2022

Share:

Hoxha Shefqet Krasniqi  ka thënë se pushteti aktual duhet të përmbushë premtimet dhe të shfuqizojë pjesën e udhëzimit administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla.

Vetëm pak orë pasi Kryeministri Albin Kurti tha se është për lejimin e shamive te vajzat mbi 16 vjec, Hoxhë Shefqet Krasniqi kërkon që Qeveria të përmbush premtimin për lejimin e shamive në shkolla, pa prag.

Diskutimit për ndryshimin e një udhëzimi administrativ për nxënësit në shkolla të Kosovës, ku ndër të tjera, ndalohen uniformat fetare, i është bashkuar edhe hoxhë Krasniqi.

Ai reagimin e tij e ka kryesisht me pushtetin aktual, i cili, thotë Kransiqi, ka premtuar se do të lejojnë shaminë në shkolla.

Në fund, ai ka pasur edhe një lutje.

“Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin!”, ka përfunduar hoxha.

Postimi i plotë në Facebook: 

Selam alejkum të nderuar vëllezër dhe motra.

Këto ditë është aktivizuar sërish çështja e shamisë, e drejtë kjo e garantuar nga ligji i Zotit.

Pushteti aktual politik duhet të përmbushë premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara dhe të shfuqizojë pjesën e këtij udhëzimi administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla, pasi që vendi ynë banohet nga një popullatë mbi 95% muslimanë dhe kjo është e drejtë e cila nuk mund të cënohet as të negociohet.

Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend.

Ne kemi ngritur zërin që nga paslufta në vazhdimësi rreth kësaj çështje ashtu edhe siç kemi përkrahur të gjitha iniciativat rreth kësaj kërkese e sigurisht se e përkrahim edhe këtë iniciativë.

Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin!

Të ngjashme