Sport
Shefki Kuqi tregon shifrën e majme që i kërkoi FSHF-ja për t’iu bashkuar Shqipërisë
Demokracia
22:41 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Ish-futbollisti i njohur, Shefki Kuqi është i ftuar në emisionin sportiv “Favoriti i Botërorit” në T7.

Ai e dha një deklaratë bombastike se Federata Shqiptare e Futbollit ia kishte kërkuar 100-200 mijë euro për të luajtur për ta.

“Atë mundësi unë se kam pas. Kam ni plot debate, edhe tifozët çfarë mendime japin, jo tradhtar, jo kshtu. Është shumë vështirë me ia përshkru ni njeri që nuk e ka përjetu atë gjë. Para se me zgjedh Finlandën kam tentu me shku te Shqipëria”, tha Kuqi në T7.

“Është dasht me dhanë lekë për me lu në Kombëtaren e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit më ka kërkuar lekë. 100-200 mijë euro, edhe ta ofrojmë pasaportën. Nuk ka qenë e arsyeshme për mu. Kam dëgjuar edhe disa raste tjera”, shtoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme