Lajme
​Shefja e UNMIK-ut për rastin e Klan Kosovës: Goditje për mediat e pavarura
Demokracia
21:22 | 28 Korrik 2023

Share:

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, ka shprehur shqetësimin e saj pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit.

Shefja e UNMIK-ut ka thënë se kjo është një goditje për mediat e pavarura të Kosovës.

“Kjo është një goditje e veçantë për mediat e pavarura të Kosovës, duke shkaktuar shqetësime serioze për liritë e mediave. I bëj thirrje autoriteteve që të punojnë për të gjetur një rrugë për të siguruar se mund të vazhdojnë të transmetojnë dhe të mbrojnë peizazhin mediatik të Kosovës dhe hapësirën për zëra të ndryshëm. Shtypi i lirë është një shtyllë themelore e demokracisë”, ka thënë Ziadeh.

Në lidhje me këtë vendim ka pasur edhe reagime nga politika, organizata që kujdesen për të drejtat e gazetarëve dhe të tjerë personazhe të njohur.

Të ngjashme