Lajme
Shefja e UNMIK-ut për marrëveshjen në Bruksel: U bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme nga të dyja palët
Demokracia
10:45 | 24 Nëntor 2022

Share:

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Në një komunikatë të UNMIK-ut thuhet se kjo marrëveshje u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh përshëndet marrëveshjen e arritur në Bruksel për masat në uljen e tensionit, e cila duhet të kthejë fokusin në normalizimin aq të nevojshëm të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në komunikatë.

“Kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE.”

Në fund thuhet se Ziadeh mirëpret përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen.

Të ngjashme