Lajme
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, vizitoi Mitrovicën
Demokracia
20:53 | 30 Maj 2025

Share:

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë vizitës së saj, znj. Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të grave.

 

“Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe ekonomike në rajon. Bashkëbiseduesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ndikimin e këtyre zhvillimeve në jetën e përditshme dhe mirëqenien e komunitetit lokal”, thuhet në postimin e UNMIK-ut në X.

Znj. Ziadeh rikonfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim.

Të ngjashme