Lajme
Shefi i Zyrës së BE shkon në Lipë për ta takuar Kryetarin e Zveçanit Ilir Pecin
Demokracia
16:27 | 03 Gusht 2023

Share:

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton se ka zhvilluar takim me kryetarin e Zveçanit Ilir Peci, në zyrën e tij në fshatin Lipë.

Szunyog tha se në takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale.

Gjithashtu ka shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Peci për kontributin për de-përshkallëzim në veri.

“Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, u shpreh ai.

Të ngjashme