Lajme
Shefi i Zyrës së BE-së në veri pas sulmit terrorist, kërkon kontribut për ulje tensionesh
Demokracia
15:12 | 03 Tetor 2023

Share:

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, ka vizituar sot veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në atë pjesë janë kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të vendit, për sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe rajonit më gjerë.

Szunyog ka thënë se përgjatë kësaj vizite ka dëgjuar perspektiva të ndryshme për situatën në terren derisa ka bërë thirrje që aktorët vendas të kontribuojnë në uljen e tensioneve në këtë moment kritik.

“Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë aktorët vendas në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, ka shkruar ai.

Të ngjashme