Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nesër pritet që t’i vizitojë disa qendra të votimit në Kosovës.
Zyra e BE-së në Kosovë përmes një njoftimi për media bën të ditur se pjesë e agjendës së vizitës do të jetë edhe ajo në shkollën fillore ‘Dardania’, përcjell Demokracia.com.
“Shefi i Zyrës së BE në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Ambasadori Tomash Sunjog (Tomáš Szunyog), do t’i vizitojë disa qendra të votimit në Kosovë gjatë ditës së zgjedhjeve, të dielën më 14 shkurt 2021, duke përfshirë edhe vizitën e mëposhtme: 10:00 Prishtinë, Qendra e votimit në shkollën fillore ‘Dardania’. Mediat janë të mirëseardhura për ta mbuluar vizitën e Ambasadorit Szunyog para qendrës së votimit, duke respktuar në mënyrë strikte masat anti-COVID19”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga Zyra e BE’së në Kosovë.
Kujtojmë se nesër pritet që në vendin tonë të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Demokracia.com/