Lajme
Shefi i ushtrisë në Indi dhe 12 persona të tjerë vdesin pas rrëzimit të helikopterit
Demokracia
17:19 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Komandanti i lartë ushtarak i Indisë ka vdekur pas në një përplasje të helikopterit në shtetin jugor të Tamil Nadu, thotë Forca Ajrore e vendit.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Gjeneral Bipin Rawat, gruaja e tij dhe 11 të tjerë vdiqën pasi helikopteri Mi-17V5 u rrëzua në kodrat pranë qytetit Coonoor të mërkurën në mëngjes, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Një i mbijetuar po trajtohet për plagët e marra në spital.

Gjenerali Rawat, 63 vjeç, u emërua Shefi i parë i Shtabit të Mbrojtjes të Indisë në janar 2019.

Rawat kishte qenë në krye të një sërë operacionesh, duke përfshirë Kashmirin e administruar nga India.

Forcat Ajrore Indiane thanë se kishin urdhëruar një hetim për aksidentin, i cili ndodhi në mot me mjegull. Një komitet i sigurisë së kabinetit po mban një seancë urgjente, të kryesuar nga kryeministri Narendra Modi./Demokracia.com/

Të ngjashme