Lajme
Shefi i tij e kundërshton, por Rashiq thotë se ka propozim për Asociacionin
Demokracia
22:31 | 25 Janar 2023

Share:

Me 31 janar, Ambasada Amerikane në Kosovë do jetë nikoqire e diskutimit për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Në këtë takim janë të ftuar liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë e diplomatë.

Pjesëmarrjen aty e konfirmuan edhe nga qeveria e Kosovës, saktësisht zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi e ministri Nenad Rashiq.

Ky i fundit tregoi për T7 se të martën e ardhshme do të jap një propozim për këtë çështje para zyrtarëve amerikanë.

Ndonëse shefi i tij vazhdimisht e potencon se është kundër asociacionit një-etnik, Rashiq thotë se ka diskutuar me të rreth kësaj teme.

Por kaq i gatshëm për të dhënë përgjigje që lidhen drejtpërdrejtë me interesin publik, s’është zëvendësi i parë i kryeministrit, Besnik Bislimi, pavarësisht tentimeve nga televizioni.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili i kërkoi të parit të ekzekutivit që të ecë përpara sa i përket Asociacionit.

Të ngjashme