Lajme
Shefi i NATO-s: Njoftimi bërthamor i Moskës në Bjellorusi tregon “premtime boshe” të deklaratës Rusi-Kinë
Demokracia
20:40 | 05 Prill 2023

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se premtimi i fundit i Rusisë për të vendosur armë bërthamore strategjike dhe taktike në Bjellorusi tregon se një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Rusia dhe Kina në fund të marsit përbënte “premtime boshe”, raporton CNN.

“Njoftimi se ata do të vendosin armë taktike – armë bërthamore – në Bjellorusi menjëherë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje që deklaron të kundërtën, vetëm tregon se këto janë premtime boshe”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp të mërkurën në Bruksel.

Stoltenberg shtoi se Kina “refuzon të dënojë agresionin e Rusisë; i bën jehonë propagandës ruse dhe mbështetë ekonominë ruse”.

Ai po ashtu potencoi se aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë se “çdo ofrim i ndihmës vdekjeprurëse nga Kina për Rusinë do të ishte një gabim historik me implikime të thella”.

Të ngjashme