COVID-19KosovaSot:331Të gjitha:284,013|Bota 589,655,224
Kuriozitete
Shefi i NASA-s ngre alarmin për ambiciet hapësinore të Kinës: Duhet të jemi shumë të shqetësuar
Demokracia
14:00 | 02 Korrik 2022

Share:

Bill Nelson i sheh si kërcënim ambiciet e Kinës për udhëtimet në Hënë dhe thotë se ky shtet ka një agjendë ushtarake.

Kreu i NASA-s ankohet gjithashtu për vjedhjen e teknologjisë dhe ka frikë se kinezët mund të “pushtojnë” hënën.

Shefi i NASA-s, Bill Nelson, ngriti alarmin për programin hapësinor të Kinës në një intervistë në medien gjermane.

“Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar për uljet e Kinës në Hënë dhe deklaratat se “Kjo është e jona tani dhe ju qëndroni jashtë”, tha ai për gazetën “Bild”, duke shtuar:

“Programi hapësinor i Kinës është një program hapësinor ushtarak”.

Ndryshe nga programi amerikan “Artemis”, kinezët nuk janë të gatshëm të ndajnë rezultatet e kërkimit të tyre në hënë.

“Ka një garë të re hapësinore – këtë herë me Kinën”, tha ai.

Kina po punon për dërgimin e astronautëve të saj në Hënë, ka dërguar disa herë robotë hulumtues në sipërfaqen e Hënës dhe gjithashtu ka kthyer me sukses shkëmbinj të hënës në Tokë.

I pyetur se çfarë qëllimesh ushtarake mund të ketë Kina në hapësirë, Nelson i tha gazetës ‘Bild’: “Epo, çfarë mendoni se po ndodh në stacionin hapësinor kinez? Ata po mësojnë se si të shkatërrojnë satelitët e njerëzve të tjerë.”

Përveç kësaj, Nelson e akuzoi edhe për vjedhjen e teknologjive:

“Kina është e mirë. Por Kina është gjithashtu e mirë sepse vjedhin idetë dhe teknologjinë e njerëzve të tjerë”.

Kina ka investuar miliarda në programin e saj hapësinor dhe tashmë ka pasur disa suksese. Kina ishte vendi i parë që zbarkoi një anije kozmike dhe rover eksplorues në anën e errët të Hënës.

 

Të ngjashme