Lajme
Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit i reagon PSD-së, pasi ‘e shpallën’ Presidencën nëndegë të VV-së
Demokracia
14:56 | 26 Janar 2021

Share:

Shefi i kabinetit të u.d. presidentës Vjosa Osmani, Faton Peci ka reaguar pasi PSD-ja me anë të një aksioni “e shpalli” presidencën nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Peci ka thënë se ky mllef ka të bëjë më shumë me defaktorizimin si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje, shkruan Demokracia.com

“Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën”, ka shkruar Peci në Facebook.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën.

Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës.

Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje.

Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!/Demokracia.com

https://www.facebook.com/faton.peci.3/posts/4903555036384665

Të ngjashme