Kreu i Instagram, Adam Mosseri, tha se synon të nisë në vitin e ardhshëm një version të aplikacionit me një renditje kronologjike të postimeve, se sa në mënyrë algoritmike, në shfaqjen e parë përpara Kongresit, ku u sulmua nga ligjvënësit mbi sigurinë e fëmijëve në rrjet. Mosseri është ekzekutivi i fundit që kritikohet nga Kongresi për të ofruar më shumë trasnparencë në algoritmet e platformës dhe ndikimin e përmbajtjeve që ata kurojnë dhe rekomandojnë për përdoruesit.
Instagram dhe kompania mëmë Meta Platforms, e njohur më parë si Facebook, kanë qënë nën presion mbi ndikimin e shërbimeve të tyre tek shëndeti mendor, imazhi për trupin dhe siguria e përdoruesve të rinj. Kjo u bë më e theksuar kur punonjësja Frances Haugen nxorri dokumenta të brendshme mbi qasjen e kompanisë tek përdoruesit e rinnj. Duke folur përara një paneli në Senat, Mosseri tha se aplikacioni i fotove ka punuar prej muajsh mbi opsionin që postimet të renditen kronologjikisht dhe planifikojn ta prezantojë në fillim të vitit 2022. Kjp përbën një ndryshim të madh të shërbimeve, që përdorin renditje algoritmike për të personalizuar përmbajtjte, bazuar tek preferencat e përdoruesve.
Ky organ, sipas tij, duhet të marrë input nga shoqeria civile, prindërit dhe rregullatorët, për të krijuar standarde mbi mënyrën e verifikimit të moshës, eksperiencat e dizenjuara të përshtatura për moshën dhe ndërtojnë kontrolle prindëror. Mosseri tha se kompanitë e teknologjisë duhet t’u bidnen standardeve nga ky organi i industrisë, për të fituar disa prej mbrojtjteve të seksionit 230, që i referohet një ligji kryesor amerikan për internetin, që i ofron platformave të teknologjisë mbrotjtje nga detyrimet mbi përmbajtjten e postuar nga përdoruesit.