Lajme
Shefi i EULEX-it vizitoi dhomën operative për zgjedhje
Demokracia
18:00 | 14 Shkurt 2021

Share:

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar Dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, që është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Gjatë kësaj vizite, Wigemark u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me rolin e sistemit prokurorial në përgjithësi dhe Dhomës operative në veçanti në mbrojtjen e votës gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, ai u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u ndërmarrë nga të gjithë prokurorët kujdestar nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera, për të siguruar një proces zgjedhor me integritet.

Sipas komunikatës për media nga Prokuroria e Shtetit thuhet se shefi i EULEX-it përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial dhe uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij. /Demokracia.com/

Të ngjashme