Lajme
Shefi i diplomacisë: Ukraina nuk ka zgjidhje tjetër përveç fitores ndaj Rusisë
Demokracia
18:22 | 16 Maj 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se Ukraina nuk ka zgjidhje tjetër, pos ta fitojë luftën.

Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve, Bloomberg, Kuleba e ka përshkruar luftën e cila po vazhdon si “luftë për mbijetesë”, duke shtuar se është e rëndësishme që Ukraina t’i ndalë forcat ruse tani, shkruan Sky News.

Ai ka thënë se mesazhi të cilin dëshiron të shpërndajë te diplomatët botërorë është që të qëndrojnë pranë Ukrainës.

“Ndajeni fitoren me neve për të mirën e botës, sepse kjo nuk është vetëm luftë e Rusisë ndaj Ukrainës, por kërcënim që Rusia paraqet për sigurinë e gjithë botës. Ne duhet t’i ndalim në mënyrë që tjerët të mos vuajnë ashtu si ne”, ka thënë ai.

I pyetur për opsionet strategjike të Ukrainës, Kuleba ka thënë: “Kjo është luftë për ekzistencë sepse Putini nuk e njeh identitetin tonë, ai nuk e njeh të drejtën që shteti i Ukrainës duhet të ekzistojë. Kjo është arsyeja që ne e kuptojmë se ne nuk kemi zgjidhje tjetër veç ta fitojmë këtë luftë, për shkak se është luftë për ekzistencë”.

 

Të ngjashme