Lajme
Shefi i diplomacisë spanjolle: Nuk i pranojmë pasaportat e Kosovës
Demokracia
11:06 | 23 Prill 2023

Share:

Shefi i diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Albares, ka konfirmuar se Spanja do të jetë i vetmi vend në zonën Shengen që nuk do të pranojë pasaportat e Kosovës, përkundër liberalizimit të vizave.

Albares, pas një takimi me shefin e diplomacisë gjermane në Berlin, tha se Spanja ka politikën e saj të mosnjohjes së Kosovës, e kjo përfshin edhe mos-njohjen e pasaportave.

“Spanja ka politikën e saj të mosnjohjes së Kosovës dhe kjo përfshin mosnjohjen e pasaportës së Kosovës, siç kemi bërë vazhdimisht deri më tani”, tha Albares, raporton Kosovo Online.

Brukseli njoftoi të premten se qeveria spanjolle do të jetë e vetmja në zonën Shengen që nuk do të zbatojë përjashtimin e vizave për Kosovën, rregullore e ratifikuar nga Parlamenti Evropian, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Të ngjashme