Lajme
Shefi i diplomacisë malazeze: Lavrov mund të kishte shkuar në Beograd me tren, kjo nuk është e ndaluar
Demokracia
15:52 | 07 Qershor 2022

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, tha se me ndalimin e fluturimit të avionit të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov, Mali i Zi respektoi detyrimet që kishte marrë dhe se një vendim i tillë ishte i pashmangshëm, transmeton Demokracia.com.

Krivokapiq theksoi se është i befasuar nga reagimi i furishëm ndaj një vendimi të tillë dhe shtoi se Lavrov mund të kishte shkruar në Beograd me tren, sepse trenat nuk janë të ndaluar në linjën Beograd-Moskë, shkruan Klix.

I pyetur se kur dhe kush e ka marrë vendimin për ndalimin e fluturimit, Krivokapiq tha se vendimi është marrë zyrtarisht nga qeveria malazeze dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Ministri malazez pretendon se kryeministri Dritan Abazoviq ishte në dijeni të vendimit.

Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionëve rusë mbi hapësirën e tyre ajrore. Lavrov është dashur të udhëtojë për në Beograd me avion, ndaj dje zyrtarisht është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm rus në Serbi.

Pas anulimit të vizitës, Lavrov organizoi një konferencë për shtyp dhe theksoi se në botën e diplomacisë kishte krijuar një precedent të paimagjinueshëm. Ai tha se vendet perëndimore e shohin vizitën e tij në Serbi si një kërcënim. /Demokracia.com/

Të ngjashme