Lajme
Shefi i CIA-s: Putini është i bindur se nuk duhet të pësojë humbje
Demokracia
19:27 | 07 Maj 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin është i bindur se sulmet edhe më të forta ndaj Ukrainës do të përmirësojnë shanset e tij në luftë, tha drejtori i agjencisë amerikane të inteligjencës CIA, William Burns.

Burns foli në një ngjarje të organizuar nga ‘The Financial Times’, duke komentuar presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Demokracia.com.

“Ai është në një gjendje mendore ku nuk beson se mund të përballojë humbjen”, tha Burns.

“Unë mendoj se ai është aktualisht i bindur se sulme edhe më të forta do t’i sjellin përparim në Ukrainë”, tha drejtori i CIA-s. /Demokracia.com/

Të ngjashme