Lajme
Shefi i BE-së në Kosovë takohet me Kurtin, LVV tregon se për çfarë biseduan
Demokracia
16:52 | 19 Shkurt 2021

Share:

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilit i ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

LVV përmes një komunikate për media njofton se shefi i BE-së ka shprehur dëshirën që të formohen sa më shpejt institucionet e reja, përcjell Demokracia.com.

“Në këtë takim Kurti kërkoi ndihmë në përshpejtimin e procesit të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit nga BE, për të cilën z. Szynyog na siguroi se jemi në plan për t’i marrë ato. Në fund, ata ndanë bindjen se shpejt do të bashkëpunojmë edhe më shumë rreth projekteve konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë.”, thuhet tutje në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog dhe zëvendësin e tij, z. Riccardo Serri, i priti sot në zyre kryetari i Lëvizjes, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Z. Szynyog e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe shprehu dëshirën që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë e të fillojë bashkëpunimi me qeverinë e re. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisë së re, ku krahas punësimit dhe drejtësisë në qendër është luftimi i krimit dhe korrupsionit, bashkë me ligjin për konfiskimin e pasurisë. Këto të fundit janë të rëndësishme për të aplikuar për fondet nga IPA III, kujtuan ata, por edhe shtyjnë përpara reformat integruese drejt BE-së. Në këtë takim Kurti kërkoi ndihmë në përshpejtimin e procesit të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit nga BE, për të cilën z. Szynyog na siguroi se jemi në plan për t’i marrë ato. Në fund, ata ndanë bindjen se shpejt do të bashkëpunojmë edhe më shumë rreth projekteve konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë./Demokracia.com/

Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog dhe zëvendësin e tij, z. Riccardo Serri, i priti sot në zyre…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, February 19, 2021

Të ngjashme