Lajme
Shefi i BE-së në Kosovë pretendon se qytetarët në veri janë në rrezik
Demokracia
16:35 | 03 Tetor 2023

Share:

Pas sulmit terrorist në Banjsë të Zveçanit, në veri ka shkuar, shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai tha se gjatë vizitës ka marrë qëndrime të ndryshme për situatën aktuale në terren, shkruan Lajmi.net.

Shefi i BE-së, theksoi se ngjarja e 24 shtatorit është kujtesë e ashpër dhe rrezik për njerëzit që jetojnë në veri për të gjitha komunitetet. Sipas tij njerëzit në veri janë në rrezik.

“Gjatë një vizite në veri të Kosovës dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin më të gjerë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme