Lajme
Shefi i Agjencisë Energjetike Atomike: Irani është shumë pranë bombës bërthamore
Demokracia
17:08 | 16 Prill 2025

Share:

Gjatë një interviste për të përditshmen franceze Le Monde, Grossi foli lidhur me hapat që mund të ndiqen për një marrëveshje bërthamore dhe se ajo, pa ndërmjetësimin e IAEA, mbetet e pavlerë.

Rafael Grossi, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare Energjetike Atomike, ka bërë me dije se Irani është në fakt shumë pranë krijimit të bombës bërthamore.

Gjatë një interviste për të përditshmen franceze Le Monde, Grossi foli lidhur me hapat që mund të ndiqen për një marrëveshje bërthamore dhe se ajo, pa ndërmjetësimin e IAEA, mbetet e pavlerë – edhe nëse negociohet nga vetë Donald Trump.

Ndërsa theksoi se Irani i ka të gjitha pjesët e formueses për krijimin e bombës bërthamore, por thjesht duhet t’i vendosë bashkë dhe ky nuk një proces i lehtë, edhe pse është pranë arritjes.

“Megjithëse Irani zotëron materiale të mjaftueshme për të prodhuar jo vetëm një por disa bomba, ai ende nuk ka armë bërthamore. Është si një enigmë, ata i kanë pjesët dhe përfundimisht mund t’i bashkojnë një ditë. Ka ende një rrugë për të bërë përpara se të arrihet kjo. Por ato nuk janë larg, duhet pranuar. Në katër vitet e fundit, ka pasur një përshpejtim shumë të qëndrueshëm nga ana e Iranit në këtë fushë”, përmendi Grossi.

Ai shtoi se zyrtarët e IAEA janë të pranishëm në terren, por ndërhyrja e tyre tashmë është e kushtëzuar dhe e limituar. Kjo, edhe për shkak të shterimit të protokolleve shtesë në Iran.

Teksa, ka bërë me dije edhe se një vizitë e tija në Teheran, synon rikthimin e besimit mes palëve dhe rikthimin e IAEA për të parandaluar çdo përshkallëzim bërthamor në Iran.

Të ngjashme