Lifestyle
Shefat e këqij thjesht kanë ndërruar stil e fytyrë, por ata janë ende të tillë
Demokracia
10:35 | 02 Gusht 2023

Share:

Kur njerëzit imagjinojnë një shef dhunues në vendin e punës, ata krijojnë imazhe të zemërimit, talljes, të bërtiturave dhe sjelljeve frikësuese. Ata vizualizojnë seksizmin, racizmin, homofobinë dhe ndjelljen e frikës. Ata kujtojnë histori të vendeve të punës që kanë kultura bullizmi, si Westminster, Goldman Sachs, Policia Metropolitane ose Uber. Por, fatmirësisht, ky lloj ngacmuesi i modës së vjetër po e gjen gjithnjë e më të vështirë të mbijetojë në nivelet e organizatave. Këto zakonisht ndodhin në kompani me një departament të dobët të burimeve njerëzore, ose kur është e vështirë që një drejtues të pushohet nga puna. Shefi i keq i “modës së vjetër” po zhduket nga tregu. Në modë janë “menaxherët empatikë”.

Menaxherët me ndjeshmëri të lartë fuqizojnë ekipin e tyre, ofrojnë mundësi të barabarta për përparim dhe krijojnë mjedise psikologjikisht të sigurta që lejojnë sfidat, por edhe rrahjen e mendimeve ndryshe. Ata mund t’i drejtojnë organizatat e tyre nëpër kohë pasigurie të mëdha duke përmbushur vazhdimisht premtimet që bëjnë dhe duke shpjeguar arsyet në rastet kur nuk munden. Por teksa koha e ka bërë më të vështirë të jesh hapur një shef i keq, ka evoluar një lloj i ri personaliteti negativ i cili mund të imitojë bindshëm tiparet e liderit empatik.

Ashtu si lideri me ndjeshmëri të lartë, shefi i keq i ditëve moderne është elokuent. Por ndryshe nga lideri me ndjeshmëri të lartë, ata nuk e mbajnë fjalën. Lloji i ri i shefit të keq i mban emocionet e tyre negative nën kontroll dhe përdorin forma më delikate dhe tinëzare të keqtrajtimit: ata injorojnë dhe izolojnë kolegët që nuk i vlerësojnë. Shefi i keq i ditëve moderne mënjanohet në vend që të bërtasë. Ata bëjnë sikur harrojnë të ftojnë kolegët në takime, në vend që t’i poshtërojnë kur flasin me ta. Ata thjesht nuk flasin kurrë rreth një ngritje në detyrë për këta punonjës, në vend që të debatojnë kundër kësaj ideje. Shmangin bisedat për sjelljen e tyre në vend që të përfshihen në vetë-reflektim. Janë kështu një kërcënim ndryshe pasi kjo formë sjelljeje ka pak gjasa të merret seriozisht nga ata që janë më lart në hierarki. Kjo bën që punonjësit të mos jenë të sigurt për pozicionin e tyre në punë dhe btë ndihen vazhdimisht keq.

Shefat ngacmues të ditëve moderne kanë ego i lartë. Ata duan të ndihen mirë me veten dhe të jenë pranë njerëzve që pajtohen me ta. Kanë tendencën të punësojnë miqtë e tyre dhe njerëz që ndajnë të njëjtat perspektiva me ta, në mënyrë që të shmangin sfidat. Ky është një lajm i keq për stafin e nënpërfaqësuar, por të talentuar, të cilët do ta gjejnë veten me më pak mundësi për t’u zhvilluar ose për t’u ngritur në detyrë. Një qasje pasqyrë-tokratike e bën ngacmuesit e ditëve moderne më të sigurt në pozicionin e tij. Ka më pak gjasa që një mik që ata punësojnë të përpiqet të mbajë nën kontroll sjelljen e tyre izoluese, siç mund të bënte një i panjohur. Nëse i afroheni një shefi dhunuesi të ditëve moderne për të vënë në dyshim sjelljen e tyre, ata ndoshta do të marrin pozicion mbrojtjeje dhe do të mohojnë se kjo po ndodh.

Megjithatë ka disa arketipe të tjera të shefave të këqij. Egoisti është një menaxher i zhytur në vetvete dhe i pasigurt, i cili nuk mund të përballojë sfidën dhe nuk do t’i lejojë punonjësit të kenë sukses në një nivel që është i barabartë, ose më i lartë me arritjet e tyre.

Menaxheri mediokër është i paaftë me detyrat e tij kryesore, por i aftë për të luajtur politikën e kompanisë. Ata shpesh lulëzojnë sepse i përkëdhelin egoistët e vjetër dhe ndoshta do të fajësojnë vartësit për gabimet e tyre.

Shefi tepër i mirë vendos buzëqeshjen përpara produktivitetit dhe shmang diskutimet dhe sfidat e vështira.

Shefi juaj ka një rol të rëndësishëm në sigurinë tuaj financiare dhe mirëqenien personale. Një shef i keq është arsyeja më e zakonshme që dikush lë një punë.

Megjithatë ka disa mënyra për të menaxhuar një marrëdhënie të ndërlikuar. Së pari, futni në punë modalitetin e pajtueshmërisë: bëni sa më transparente çdo detaj në lidhje me pagën dhe përparimin tuaj në karrierë. Hiqeni fokusin nga shefi dhe kushtojini më shumë vëmendje mundësive në gjithë kompaninë. Zgjeroni rrjetet tuaja dhe kërkoni mundësi të jashtme. Mos lejoni që frika ndaj rrezikut t’ju mbajë të mbërthyer me një shef që nuk do t’ju mundësojë të arrini potencialin tuaj të plotë. Mbani një distancë fizike.

Gjeni një pozicion që nuk është në vijën e shikimit të shefit tuaj, ose punoni nga distanca.

Nëse marrëdhënia nuk përmirësohet, mund të jetë koha për të gjetur një shef të ri, në një punë tjetër.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024