Lajme
SHBA: Wagneri nuk paraqet rrezik për Poloninë
Demokracia
21:51 | 01 Gusht 2023

Share:

Presidenti bjellorus është tallur me polakët për praninë e trupave të Wagner pranë kufirit të tyre.

“Përndryshe, pa ne, ata do të kishin depërtuar dhe shkatërruar Rzeszow-in dhe Varshavën për një kohë të shkurtër. Kështu që nuk duhet të më qortojnë, por duhet të më falënderojnë”, tha Alexander Lukashenko.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë pohuar se Polonia nuk duhet të shqetësohet pasi nuk po shohim ndonjë rrezik potencial, shkruan Sky News.

John Kirby, i cili është pjesë e këshillit të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Joe Biden, thotë se SHBA-ja nuk është në dijeni të “ndonjë kërcënimi specifik” të paraqitur nga trupat e Wagnerit ndaj Polonisë ose ndonjë shteti anëtar të NATO-s. /Abc news

Të ngjashme