Lajme
SHBA u bën thirrje qytetarëve në Ukrainë të largohen me “opsione private”
Demokracia
07:32 | 28 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largohen me “opsione private” – gjithnjë nëse një gjë e tillë është e sigurt për ta bërë.

Ajo e cilësoi situatën si “të paparashikueshme” dhe kërkoi “shqyrtim të kujdesshëm” në lidhje me rrugët që ndiqen, pasi, siç tha, shumë prej tyre janë të mbipopulluara dhe të ekspozuara ndaj operacioneve luftarake, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Ambasada gjithashtu paralajmëroi se shumica e kalimeve kufitare në Poloni – e cila shtrihet drejtpërdrejt në lindje të Ukrainës – dhe Moldavi, janë të mbingarkuara dhe se njerëzit atje presin jashtëzakonisht gjatë – ndonjëherë deri në 30 orë.

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se rreth 368,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje qëkur ka nisur pushtimi rus, më 24 shkurt. Rreth 150,000 prej tyre kanë shkuar në Poloni.

Në muajt e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar se rreth 6,600 qytetarë amerikanë jetojnë në Ukrainë, megjithëse nuk është e qartë se sa nga ky numër mbeten ende në vend./Demokracia.com/

Të ngjashme