Shtetet e Bashkuara mbeten “tepër të shqetësuara” për rrezikun e përhapjes së luftës Izrael-Gaza në fronte të tjera, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.
Ndërkohë, Departamenti i Shtetit në një konferencë tha se SHBA-ja nuk ishte e përfshirë në asnjë mënyrë dhe nuk kishte arsye të besonte se Izraeli ishte i përfshirë në shpërthimet në Iranin qendror më herët të mërkurën, raporton Reuters.
Ndryshe, dy shpërthime vranë të paktën 103 njerëz dhe plagosën shumë të tjerë në një ceremoni përkujtimore në Iran që shënon përvjetorin e katërt të vrasjes së Qassem Suleimani, kreut të Forcës Quds të Iranit dhe një prej njerëzve më të fuqishëm në Lindjen e Mesme.