Lajme
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një palestër në Virginia, dy të vdekur
Demokracia
00:00 | 01 Korrik 2024

Share:

Dy persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një palestër në shtetin e Virginia-s në SHBA, njoftoi policia amerikane. Të shtënat ndodhën të shtunën, sipas një deklarate nga policia e qytetit të Aleksandrisë.

Të dy personat, përfshirë personin e armatosur, fillimisht u dërguan në spital me lëndime serioze por ndërruan jetë më pas. Asnjëri prej tyre nuk ishte i punësuar në palestër.

Në momentin e të shtënave, në palestër ndodheshin rreth 60 persona, të cilët u larguan nga daljet e përparme dhe të pasme të ndërtesës.

Të ngjashme