Lajme
SHBA-të po shohin mundësitë për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë
Demokracia
13:15 | 06 Mars 2022

Share:

SHBA-ja po punon me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë për të frenuar përparimin rus dhe zemërimin e Putinit teksa pushtimi po vazhdon.

Presidenti Biden në bisedën e tij të fundit telefonike me Zelenskin i ka premtuar atij “mbështetje në aspektin financiar dhe atë të sigurisë”

Shtetet e Bashkuara po punojnë me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me 28 avionë luftarakë MiG-29 që do të mund të përdoreshin nga Forcat Ajrore të Ukrainës në përballjen e tyre sulmet ruse.

Në anën tjetër, Polonia ka kërkuar avionë luftarakë F-16 t’i jepen vendit si rezervë në këmbim të MiG-ve.

Forcat ajrore ukrainase kërkojnë avionë luftarakë rusë ngase ato janë modelet me të cilat janë trajnuar të operojnë.

Presidenti i Ukrainës ka kritikuar fuqitë e NATO-s për refuzimin e vendosjes së një zone të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij.

NATO hodhi poshtë thirrjet, duke thënë se një zonë ndalim-fluturimi mund të provokojë një luftë të gjerë mes Evropës dhe Rusisë.

Presidenti Joe Biden ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të imponuar sanksionet ekonomike ndaj Rusisë dhe për të shpejtuar ndihmën ushtarake, humanitare, dhe ekonomike të SHBA-së për Ukrainën./KP

Të ngjashme