Lajme
SHBA-të: Asnjëherë nuk thamë se jemi në favor të njohjes së njëanshme të Palestinës
Demokracia
21:37 | 18 Shkurt 2024

Share:

Ne kurrë nuk kemi thënë se duhet të ketë njohje të njëanshme të një shteti palestinez.

Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Izrael, Jack Lew, duke nënvizuar megjithatë se “tashmë ekziston një mundësi reale që, duke u angazhuar në normalizim dhe negociata me Arabinë Saudite”, së bashku me reformën e Autoritetit Kombëtar Palestinez, “mund të krijojmë një shtet palestinez të çmilitarizuar”.

“Por Izraeli do të duhet të bëjë këtë zgjedhje”” shtoi ai, duke përsëritur se “çdo zgjidhje duhet të garantojë sigurinë e shtetit hebre”.

Mbështetja e SHBA-ve për Izraelin “nuk është lëkundur”, vazhdoi Lew, duke shpjeguar se deklaratat kritike të Washingtonit rrjedhin nga fakti se lufta “po shkakton një sasi të madhe dhimbjeje kudo”.

“Fakti që ne theksuam vuajtjet e fëmijëve në Gaza nuk është një tregues se SHBA-të nuk qëndrojnë me Izraelin”, përmbylli ai.

Teksa, nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përjashtuar si mundësi lejimin e një Shteti Palestinez.

Ai madje ka përforcuar thirrjet e tija për aksion ushtarak dhe ka paralajmëruar hyrjen e Forcave Izraelite të Mbrojtjes në Rafah, pavarësisht nëse arrihet apo jo një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Të ngjashme